Morinë-Kukës, kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kliko per me shume info

prangaNë Pikën e kalimit Kufitar Morinë, në hyrje, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë , gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve për në hyrje në Shqipëri , u kap shtetasi kosovar Ferid Toska, vjeç 48, banues në Pejë,pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga organet e Drejtësisë N.C.B Romë Itali, për veprat penale “Vjedhje me dhunë “ dhe “Pjesmarrje në organizatë kriminale”.

Gjithashtu ,po në Pikën e kalimit Kufitar  Morinë, në hyrje, nga ana e shrëbimeve të Policisë Kufitare Morinë , gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve për në hyrje në Shqipëri , u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Skënder Driza, vjeç 45, banues në Shijak, pasi Gjykata Catanzari/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit nr. 157/05 RMC, datë 02.11.2005, e ka dënuar me 20 vjet burg, për “Shfrytëzim prostitucioni” e  “Bashkëpunim në organizatë kriminale”. Nenet 416 e 600 të K.P.Italian.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here