Shkodër, asgjësohet parcela me kanabis, arrestohet kultivuesi

Aktualitet

parcela-kanabisPolicia e Shkodrës beri me dije se ka arrestuar një person, pasi pranë banesës së tij u gjetën dy parcela me bimë narkotike.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se është arrestuar Paulin Zadrima, banor në fshatin Samrish. Policia asgjësoi rreth 150 rrënjë kanabis pranë banesës së tij.

NJOFTIMI I POLICISE:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me datë 10.04.2015, u bë arrestimi në flagrancë, i shtetasit Paulin Zadrima, vjeç 46, banues në Fshatin Samrish, Komuna Dajç Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë, në një magazinë në pronësi të tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 kubikë me bimë ngjyrë jeshile, si ajo e bimes narkotike canabis sativa, si dhe rreth 170 m larg nga banesa e tij u gjeten dy parcela me 115 rrënjë bimë narkotike canabis sativa, me lartësi 10-15 cm.

ME TE LEXUARAT