Politika

PS kandidon një gazetare për kryebashkiake të Sarandës?

florjana-kokaaNë Bashkinë Sarandë Partia Socialiste thuhet se do të kandidojë 38-vjeçaren Florjana Koka. Lajmin e bëri public gazeta “Shekulli”, e deputetit Koço Kokëdhima.
Duke cituar burime jozyrtare nga strukturat lokale të PS-së së Sarandës gazeta thotë se “Florjana Koka është 38 vjeçe, ajo ka studiuar gazetari me rezultatet të shkëlqyera dhe flet tre gjuhë të huaja”, shkruan gazeta e deputetit Kokëdhima. Më tej në një prononcim për gazetën, vetë kandidatja thotë:

“Jam shumë e qartë për atë çfarë mendoj të bëj nesër si kryetare e ardhshme e Bashkisë së Sarandës, një detyrë që e konsideroj si detyrën më të lartë në shërbim të komunitetit, të cilën angazhohem ta kryej me përgjegjshmëri, me qytetari dhe veçanërisht me respekt të plotë për çdo qytetar të Bashkisë së Sarandës, nga ai më i thjeshti dhe më i varfëri, deri tek biznesmeni më i fuqishëm”.
Floriana Koka ka mbajtur më parë detyrën e drejtoreshës se Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Sarandës. Me kryebashkiakun aktual, Stefan Çipa, Koço Kokëdhima pas zgjedhjes si deputet kishte shumë divergjenca. Presioni i Kokëdhimës, detyroi Çipën të ndryshonte një pjesë të konsiderueshme të administratës së bashkisë.
Florjana ka hapur prej kohësh një faqe në FB, ku ka shkruar: Faqja zyrtare e Florjana Kokës – Alternativë për kandidate e Partisë Socialiste për postin e kryetarit të Bashkisë Sarandë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close