Aktualitet

Policia shpall në kërkim ciftin që rrezikoi fëmijën në autostradën Tiranë-Durrës

cifti-kerkim-autostradeeKjo foto e një çifti i cili udhëton me motor në autostradën Tiranë-Durrës duke mbajtur edhe foshnjën e tyre ka vënë nën alarm policinë rrugore madje edhe forcat e rendit.
Çifti nuk ishte pajisur me masa të sigurisë dhe ka shkelur rëndë rregullat e qarkullimit rrugor, duke vënë në rrezik foshnjën qe mbanin me vete.
Fotoja, e cila është prezantuar në një emision televiziv, ka ngjallur reagime të shumta dhe drejtorët e policive rrugore kanë theksuar se i kanë shpallur në kërkim prindërit e foshnjës.

Mitat Tola, drejtor i Përgjithshëm i qarkullimit rrugor deklaroi se çifti në foto do të procedohet sipas rregullave të qarkullimit. Cifti, sipas ligjit në fuqi, nuk rrezikon më shumë se një gjobë prej 1 mijë lekësh, shkruan Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore.
[poll id=”29″]

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close