Trafik heroine drejt Greqisë, 3 të arrestuar në Delvinë me 1 kg heroinë

Aktualitet

heroinaNjë kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë si dhe një sasi municionesh u sekuestruan në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Finiqi”. Arrestimi u krye mbrëmjen e djeshme në qytetin e Delvinës.

Personat e arrestuar janë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arben Q. Kanina, vjec 43, banues ne Delvinë.

M. K., vjec 17, banues ne Delvine.

Gezim U. Mixha, vjec 49, banues ne Delvinë.

Arrestimi i këtyre personave u krye në kuadër të proçedimit penal të nisur me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë që në vitin 2014.

“Specialistët e Sektorit Për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë pas hetimeve disa mujore kanë ndërhyrë mbrëmjen e djeshme, 21 prill 2015, rreth ores 19:00 në qytetin e Delvines teksa shtetasit e mësipërm ishin duke presuar lëndën narkotike, të cilën dyshohet se do ta trafikonin më pas ne drejtim te Greqise” thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

1 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit Heroinë;

2 karikatora arme zjarri model 56 me fisheke te kalibrit 7.62mm

6 aparate telefonike.

Policia po heton për perfshirjen e personave të tjerë të përfshirë në kete veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

ME TE LEXUARAT