Gjykata lë në burg gjobëvënësit e biznesmenit, Genc Ferati s`pranon akuzën

Aktualitet

pajtim-serjaniGjykata e Krimeve te Renda caktoi masat e sigurise arrest me burg per kater personat e akuzuar per gjobevenie ndaj nje biznesmeni kafeje ne Tirane. Njeri nga te akuzuarit, i pesti i grupit, i denuari per vrasje Genc Ferati nuk ka pranuar akuzën e gjobvënies ndaj

biznesmenit edhe pse prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon se i denuari ka folur nga burgu ne Skype me biznesmenin duke i thene "do punosh per mua gjithe jeten".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe 4 personat e tjerë te arrestuar, mes tyre dhe Pajtim Serjani, mesohet se nuk e kanë pranuar akuzën para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku është bërë vlerësimi i masës së sigurisë, pasditen e 23 prillit 2015.

Gjykata e ka cilesuar të vlefshëm arrestimin ndaj 7 të pandehurve të akuzuar për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim

Arrestimi i shtetasve Genc Shpetim Ferati, Pajtim Xhevair Serjani, Arianit Gezim Luli, Ditmar Dilaver Reçi, dhe Klevis Ali Kardashi u krye mbrëmjen e djeshme, 21 prill 2015.

Policia deklaroi se grupi ku merrte pjesë dhe Pajtim Serjani drejtohej nga Genc Ferhati i cili aktualisht po vuan dënimin në burgun e Peqinit i dënuar për vrasje.

Shtate personat qe nga data 2 shkurt 2015, i kishin kerkuar 10 mije euro nje biznesmeni kafeje ne Tirane duke e kercenuar me arme dhe me vrasje.

Po keshtu, sipas prokurorise, autoret e gjobevenies i kane kerkuar biznesmenit 60 per qind te aksioneve te kompanise ne pronesi te tij.

ME TE LEXUARAT