Kuvendi shtyn votimin e projektligjit për energjinë

Aktualitet

votimi-kuvendKuvendi i Shqipërisë vendosi mbrëmjen e sotme të shtyjë seancën e ardhshme votimin në tërësi të projektligjit për energjinë elektrike ndërsa e ka miratuar atë në parim me 67 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim.

Ishte neni 92 i këtij projektligji që ka të bëjë me barrierën hipotekore që ka hasur paqartësi ngha deputetet që kanë kërkuar më shumë shpjegime.

Taulant Balla propozoi shtyrjen e këtij projekt ligji për në seancën e ardhshem.

Ligji parashikon sekuestro të banesave të konsumatorëve të thjeshtë nëse debi kalon 3 milionë lekë të vjetra dhe 20 mln lekë për biznesin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nisja e fushatës për zgjedhjet lokale ka bere qe ne sallën e seancave plenare ne momentin e votimit te ishin vetme 67 deputete te shumicës.

Pas votimit ne parim i projekt-ligjit per energjinë qe ka marre 67 vota pro e 19 kundër,  opozita ka shfrytëzuar piken e dobët te koalicionit qeverisës dhe ka braktisur seancën, duke i kujtuar kryeparlamentarit Meta se nuk ka kuorumin e nevojshëm prej 71 deputetesh për te votuar ligjet.

Ne këtë situate, maxhoranca ka shtyre votimin e te gjitha ligjeve te parashikuara ne rendin e ditës per seancën tjetër.

ME TE LEXUARAT