Aksidenti, policia: Spitali i Lezhës refuzoi ambulancën për trupin e viktimës

Aktualitet

lezhe_37Policia e Lezhes sqaroi se rreth orës 06.10, në Sallën Operative të Drejtorirë së Policisë Lezhë ka ardhur një telefonatë se në superstradën Lezhë–Laç, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, ndodhej një shtetas i shtrirë në anë të rrugës.Menjeherë në drejtim të vendit kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe patrulla e përgjithshme, ku është konstatuar se shtetasi Gëzim Sulaj rreth 60 vjeç, banues në lagjen “SMT” Lezhë, kishte humbur jetën.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor rezulton se gjatë natës këtë shtetas e ka përplasur një automjet, ku për pasojë ka gjetur vdekjen, ndërsa automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Spitalin Rajonal Lezhë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme Policisë, ku është kërkuar ambulanca, por spitali nuk ka pranuar të dërgojë asnjë auto-ambulancë apo makinë të morgut për të transportuar kufomën.

Në lidhje me refuzimin nga ana e Spitalit për të mos dërguar makinë në vendgjarje për të transportuar kufomën, nga  ana e policisë është plotësuar raporti i shërbimit. Duke u ndodhur në këto rrethana, trupi i viktimës është mbështjellë me një batanije dhe është transportuar drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore me një kamionçinë e cila është gjetur rastësisht në vendngjarje.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. Lidhur me mos marrjen e masave nga ana e personelit të urgjencës së Spitalit dhe të morgut të Spitalit për transportin e viktimës nga vendi i aksidentit në drejtim të morgut të Spitalit, Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë po punojnë për dokumentimin ligjor të këtij rasti dhe ndaj personave përgjegjës do fillojë procedimi penal për veprën penale ” Shpërdorim detyre”.

Ndërsa punonjësit e Policisë, konkretisht tre punonjës të Policisë rrugore dhe një Specialist  i Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë janë pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për shkelje të rëndë  të “Kodit të etikës” dhe ”Procedurave standarde të punës”.

ME TE LEXUARAT