Basha: Më 21 qershor t’i hapim rrugë shpresës, të ardhmes, punës dhe dinjitetit

Aktualitet

lulzim-basha2Ndërsa ishte në Berat për të prezantuar kandidatin për kryetar të Bashkisë, zotin Kasem Mahmutaj, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndaluar nga qytetarë të shumtë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre që nga emigrimi tek taksat e rritura që po çojnë drejt falimentit bizneset e deri tek pamundësia për të ushqyer fëmijët.

Basha u shpreh se për Ramën dhe Metën populli nuk ka dinjitet dhe e konsiderojnë mall që blihet dhe pasi i marrin votën u vënë lakun në fyt siç u dëshmua këto dy vjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Kuçovë kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuat kandidatin për kryetar Bashkie,  zotin Myslym Haxhi. Lideri i opozitës theksoi se dëshpërimi ka kapluar çdo shtëpi ndërsa pushtetarët pasurohen çdo ditë.

"Shqipëria e pushtetarëve është Shqiperia e vogël e luksit, e amoralitetit, është Shqipëria e favoreve për njëri – tjetrin, është Shqipëria e milionave për miqtë. Shqipëria e madhe është Shqipëria e vuajtjes, e dëshpërimit e të papunëve, e të pamundurve, e fermerëve që shesin bagëtitë e mbetura për të paguar faturat e energjisë".

Në Urën Vajgurore zoti Basha ka prezantuar kandidatin për kryetar Bashkie, zotin Bujar Hoxha. Rama-Meta tha zoti Basha  është burim i çdo fatkeqësie që përjetojnë sot shqiptarët ndërsa janë përgatitur t’i kthehen zakoneve më të keqia, parave për për blerë votën.

"A do pranojmë që këtu në Urën Vajgurore si kudo tjetër në Shqipëri të vendosin kukulla me emrin Rama - Meta të shkruar në ballin e tyre. Taksidarë që të marrin kacidhen e fundit nga xhepi juaj, njerëz që nuk duan t’ia dinë për ju, apo do t’i themi jo, me votën tonë do t’i themi ndal me voten tone.  T’i hapni rrugë shpresës, t’i hapni rrugë së ardhmes, t’i hapni rrugë punës dhe dinjitetit", theksoi Basha.

ME TE LEXUARAT