Prangoset 24 vjeçari në Lezhë, dhunonte të motrën

Aktualitet

policia lezheNë vijim të masave të marra për parandalimin e dhunës në familje , nga strukturat e Komisariatit te Policisë Lezhë u arrestua në flagrance shtetasi S. P,vjeç 24, banues në lagjen nr.4 Laç, Kurbin, i denuar më parë për vjedhje.  Arrestimi i tij u bë ,pasi në ora 18.30, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar plagë në trup, motres tij.  Nga ana e policisë u plotesua dhe kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit Menjëhershem të Mbrojtjes. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Dhunë në familje”.

ME TE LEXUARAT