Kthehen nga Britania dhe Franca 70 shqiptarë, 5 vjet u ndalohet Shengeni

Aktualitet

rinasNë Rinas, sot rreth orës 12.30 nëpërmjet dy fluturimeve riatdhesimi të përbashkëta me charter, organizuar nga Britania e Madhe dhe Franca , janë kthyer në Shqipëri 70 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen, si dhe kanë hyrë dhe kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe. Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe në bashkëpunim me Francën. Në bordet e dy avionëve kishte në përbërje të eskortës mjekë e psikologë. Nga shtetasit deportivë të kthyer , 15 prej tyre janë kthyer nga Franca, ndërsa 55 janë kthyer nga Britania e Madhe. Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos  të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen si dhe në Britaninë e Madhe.

ME TE LEXUARAT