Procedohen 5 punonjës të ZRPP Kurbin, falsifikuan dokumentet e pronave

Aktualitet

policia-lezheeeStruktura e Sektorit te Krimit Ekonomiko-Financiar në DPQ Lezhë  gjatë ditës së djeshme filluan proçedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit: B. A, vjeç 54, banues në Milot,Kurbin, me detyrë punonjës në Komunën  Milot; Gj. Gj, vjeç 33, banues ne F/ Milot, Kurbin, me detyrë specialist në Z.V.R.P.P, Kurbin; M. V, vjeç 37, banues në Milot, Kurbin, me dëtyrë specialist në ZVRPP  Kurbin; A.P, vjeç 47, banues Shkopet, Kurbin dhe Gj. P,  vjeç 81, banues Shkopet,Kurbin.

Proçedimi ndaj tyre filloi pas kallzimit të bërë nga një shtetas me banim në Lezhë, i cili kallzon se,  shtetasit B.A, Gj .Gj dhe M. V dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin e marrjes ne pronësi të tokës se tij  duke ja kaluar 1000 m2 tokë dy shtetasve të tjerë. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale të “Shpërdorim të detyrës”dhe “Fallsifikim i dokumentave”.

ME TE LEXUARAT