Dhunon nusen e xhaxhait, procedim penal për 45-vjecarin në Korcë

Kliko per me shume info

policia_korce14Një 45-vjecar është duke u proceduar penalisht nga policia e Korcës pasi akuzohet se ka dhunuar nusen e xhaxhait.   
Lajmi u bë me dije nga policia e cila theksoi se nga ana e Specialistëve  të Seksionit  kundër  krimeve, në Komisariatin e Korçës, më  datë 03.05.2015, filloi  procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.J, 45 vjeç,  banues në fshatin Vashtëmi – Korçë.
Sipas policisë, procedimi ndaj tij filloi pasi: Ditën e djeshme në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj (nuses së xhaxhait të tij) shtetases: F. J,65 vjeç,  banuese në Vashtëmi.
Pas hetimeve të para, policia tha se materialet do  ti  kalojnë Prokurorisë  të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për  veprën  penale: “ Dhuna në familje”parashikuar nga neni 130/a  i  Kodit  Penal.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here