Kakavijë, ndalohen në kufi 30 klandestinë nga Siria e Sudani

Kliko per me shume info
klandestineTridhjetë shtetas të huaj nga Sudani e Siria janë bllokuar nga Policia e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme pasi kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Largimi në mënyrë të paligjshme nga vende në luftë si Siria është kthyer në një fenomen tashmë, ku klandestinët kalojnë nëpërmjet Greqisë, më tej në pikat kufitare të Shqipërisë me destinacion malin e Zi dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Kanë qenë jo të pakta rastet kur klandestine nga vendet e treta me qëllim kalimin ne be kanë përdorur territorin shqiptar si urë lidhëse.

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar klandestinët në ambientet e stacionit të Policisë Kufitare, me qëllim nënshtrimin e procedurave në sektorin e emigracionit.

Kliko per me shume info

Specialistë në Sektorin e Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin po vijojnë punën për rikthimin vullnetar të tyre në vendet e origjinës.

Eksodi drejt vendeve të perëndimit është një fenomen mjaft i përfolur ditët e fundit nga i cili jo vetëm shqiptarët po lënë vendin por dhe mjaft shtetas të “botës së tretë” po e shohin si rrugën e vetme të shpëtimit.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here