Arrestohet 18 vjecarja në Durrës, vidhte celularë

Aktualitet

Telefoni-Celulare--466x350Shpesh në media raportohet për raste vjedhjesh të tipit, celularë apo para xhepi, ku protagonistë të ngjarjes në të shumtën e rasteve janë meshkujt. Por, kësaj radhe autorja e ngjarjes është një vajzë nga Durrësi, vetëm 18 vjeç.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se 18-vjeçarja Malvina Skura, i ka vjedhur me dhunë celularin tip ‘Samsung’, një tjetër vajze gati në të njëjtën moshë me të, shtetases K.Sh., 17 vjeçe, po nga Durrësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hajdutja e telefonit, u arrestua në flagrancë nga efektivët e policisë së Durrësit, të cilët sekuestruan edhe telefonin e vjedhur në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa, materialet në ngarkim të 18-vjeçares i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime  të  mëtejshme për veprën penale “Vjedhja  me dhunë”.

ME TE LEXUARAT