Shtresat në nevojë, Halim Kosova: Do më keni në krah

Politikë

Kkosovaandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratike për Tiranën, Halim Kosova, ka bashkëbiseduar me shtresat në nevoje dhe u ka premtuar se dera e bashkisë do të jetë e hapur për të zgjidhur çdo problem.

Grupet e interesit kanë sjellë problemin e transportit, madje dhe mosrealizimet nga bashkia, si dhe kanë sjellë në vëmendje shqetësimet e tyre, si ai lëvizjes së tyre dhe krijimin e kushteve për ta, siç janë semaforët akustike, madje dhe një ambjent për zyra i është kërkuar bashkisë, por nuk janë realizuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Te verberit dhe njerëzit me aftesi te kufizuar kanë sjellë edhe një problem tjetër, atë të përjashtimin shoqëror të kësaj kategorie dhe kanë kërkuar që të parashikohet pjesëmarrja e tyre. Kandidati i PD-së, Halim Kosova, ka dëgjuar ankesat e njerëzve në nevojë dhe është shprehur se “jemi në fazën përfundimtare të programit të Partisë Demokratike se çfarë i afron ky program Tiranës dhe në këtë program nuk do të lihet asnjë grup interesi i pa përfshire dhe së shpejti, ky program do të bëhet publik”.

“Unë ju siguroj se Bashkia e Tiranës do të bëjë me të mirën për shtresat në nevojë duke u krijuar kushte dhe ofruar ambiente falas për zyra dhe jo të paguajne qira siç ndodh me ta.Të jeni të sigurtë që do më keni në krah”, tha Kosova.

ME TE LEXUARAT