Del emri, kush është i kërkuari për vrasje në Francë që strehohej në Tiranë

Aktualitet
Del emri, kush është i kërkuari për vrasje në

Një shtetas shqiptar me nënshtetësi franceze, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Francë, është ndaluar nga Policia në Tiranë ku fshihej që nga tetori i vitit të kaluar.

Burime të policisë kanë thënë se 27 vjeçari, Tedi Qirjako u arrestua në banesën që kishte marrë me qira, në rrugën e “Barrikadave” në kryeqytet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë shtetas, Gjykata e Nantës në Francë, në tetor të vitit të kaluar kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas ligjit në Francë, nëse shpallet fajtor për këto vepra, Qirjako mund të dënohet deri në “Burgim të përjetshëm”.

Sipas Policisë së Shtetit, 27 vjeçari i arrestuar në Tiranë dyshohet se ka vrarë me pistoletë një person në Nantë. Më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumente të rregullta para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.

ME TE LEXUARAT