Shqipëria ekstradon në Itali e Greqi tre persona të kërkuar

Kliko per me shume info

rinas2014Tre persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale janë ekstraduar sot nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe Italisë, nga Interpil Tirana.
Të ekstraduarit akuzohen për mashtrim, shfrytëzim prostitucioni dhe grabitje me armë.
Burimet zyrtare nga policia e shtetit kanë renditur ekstradimet si më poshtë:
1.    U ekstradua nga Tirana në Stamboll, shtetasi italian në kërkim ndërkombëtar Donato Crastolla, vjeç 47, banues në Brindizi Itali, pasi:

Gjykata e Izmirit, Turqi, me vendimin nr.No.2012/236, datë 24.09.2014, e ka dënuar me 7 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, i cili ju dorëzua oficerëve të eskortës turke.

Kliko per me shume info

2.    U ekstradua nga Tirana drejt Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Henri Toska (Mersini), vjeç 25, banues në Tiranë, pasi:
Gjykata e Monzës, Itali, me urdhër arrestit  nr. 14140/13 R.G.G.I.P, datë 05.05.2014, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Nenet 416, 110, 624 e 625 të K.P.Italian. Ju dorëzua oficerëve të eskortës Italiane.

3.    U ekstradua nga Tirana drejt Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Ylber Demrozi, vjeç 33, banues në Durrës,  pasi:”
Gjykata e Veronës, Itali, me urdhër arrestit nr. 3960/13 RGNR-4288/14 RG.GIP, për veprën penale “Grabitje me armë”, “Vjedhje me dhunë”, “Keqtrajtim” e “Vjedhje”. Ju dorëzua oficereve të eskortës Italiane.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here