Ndarja nga jeta e kryebashkiakut të PS gjate ndeshjes, Klubi i Korabit: Pesoi infarkt

Aktualitet
Ndarja nga jeta e kryebashkiakut të PS gjate ndeshjes, Klubi i Korabit:

Klubi sportiv i Korabit ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e sotme, në Peshkopi, në ndeshjen mes Korabit dhe Egnatias, ku ka ndërruar jetë pas një infarkti kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, KF Korabi shpreh ngushëllime për ndarjen e papritur nga jeta të kryebashkiakut, në moshën 52-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë, për humbjen e kryetarit të Bashkisë Z. Haxhi Memolla i cili u nda nga jeta pas një infarkti ndërkohë që po konsumonte një kafe në një nga lokalet e qytetit të Peshkopisë!”, thuhet në reagimin e KF Korabi.

ME TE LEXUARAT