Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari për falsifikim

Aktualitet

policia-vlorePolicia e Vlorës ka arrestuar një 58-vjeçar të shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Zija Goxha falsifikonte dokumente me qëllim mashtrimin dhe vjedhjen e subjekteve të ndryshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ishte shpallur në kërkim në fillim të vitit, pasi ishte dënuar në mungesë me 5 vjet burg nga Gjykata e Vlorës.

Burimet policore saktësojnë më tej se, vendndodhja e tij u lokalizua falë të dhënave të disa informatorëve, që mundësuan dhe arrestimin.

ME TE LEXUARAT