“Më vranë, më vranë, Vlorë, qëllohet me tre plumba makina luksoze, policia flet për të shtëna në ajër

Aktualitet
“Më vranë, më vranë, Vlorë, qëllohet me tre

Një ngjarje kriminale ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen 10 korriku, në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Policia në njoftimin zyrtar tha se bëhej fjalë për të shtëna me armë në ajër mirëpo e vërteta është se objektiv I të shtënave ka qenë një automjet luksoz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet nga Vlora thonë se një person ka njoftuar në sallën operative për të shtëna me armë.

“Po më qëllojnë me armë dhe do të më vrasin, po më ndjekin me makinë”- mësohet të ketë thënë qytetari.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën me shiritin e sigurisë ndërkohë që në njoftimin paraprak për mediat thuhet se “rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku”.

Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. Nuk ka asnjë person të dëmtuar”.

Objektiv I ngjarjes ka qenë një automjet luksoz Porsche Cayenne me xhama të zinjndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja pistolete.

Dëshmitarët kanë thënë se në automjet ka qenë

një person i cili ka bërtitur “më vranë!” ai ka parkuar makinën, ka zbritur dhe është largua me vrap dhe sipas të dhënave të deritanishme ka shpëtuar pa marrë dëmtime.

Personi që denoncoi ngjarjen është shoqëruar dhe po merret në pyetje në komisariat.

ME TE LEXUARAT