Virusi, Ministria e Shëndetësisë tha se s`ka fluturime me Kinën, në Rinas kontrollohen 25 kinezë

Aktualitet
Virusi, Ministria e Shëndetësisë tha se s`ka fluturime me

Shqipëria ka marrë masat e para në lidhje me koronavirusin kinez që ka shkaktuar 26 të vdekur deri tani në disa qytete të Kinës.

Një ekip mjekësor është vendosur në Rinas me masa mbrojtëse dhe me mjete kontrolli për verifikimin e shtetasve që mbërrijnë në vendin tonë nga Kina.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në aeroport ëhstë krijuar edhe një dhomë mjekësore ku mund të ekzaminohen rastet e dyshuara.

Nga ana tjetër gjatë ditëve të fundit në Rinas mësohet se janë kontrolluar 25 shtetas kinezë të cilët kanë mbërritur në vendin tonë pasi kanë udhëtuar me linjat ajrore transit drejt vendit tonë.

Ministria e Shëndetësisë than ë një deklaratë në orët e para të ditës së sotme se Shqipëria nuk ka fluturime direkt me Kinën, fakt që dihet botërisht por që nuk ka ndikim në këtë rast pasi kinezët mbërrijnë në Tiranë përmes linjave tranzit.

Sipas të dhënave të deritanishme në aeroport nuk është konstatuar ndonjë person me komplikacione apo me probleme që kanë të bëjnë me praninë e virusit megjithatë ekipet mjekësore janë në vigjlencë të lartë duke kontrolluar udhëtarët.

ME TE LEXUARAT