Tiranë, policia në aksion antikrim, 11 të arrestuar me armë, fishekë dhe thika

Kliko per me shume info

policia-tiranesPolicia e Tiranës njoftoi se ka vënë në pranga 11 persona te akuzuar për armëmbajtje pa leje. Arrestimet jane kryer gjate nje aksioni te policise se kryeqytetit.

Burimet zyrtare thane se operacioni ka nisur në rang qarku, me kontrolle të vazhdueshme.

Kliko per me shume info

Policia ka sekuestruar 5 pushkë, 3 pistoleta, 1 automatik, një dorezë metalike, një thikë dhe 1457 fishekë, si dhe një sasi kapsollash detonatore dhe kallëp dinamiti. Sipas burimeve zyrtare, aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Një ditë më parë, policia ka vënë në pranga dy persona. Pas një konflikti të ashpër në familje janë dëgjuar të shtëna me armë në një shtëpi në Tiranë. Policia arrestoi në flagrancë Artan Gjokën, 28 vjeç, si dhe ka nisur hetim penal në gjendje të lirë për të atin, Xh. Gjoka, 78 vjeç.

Policia gjeti tre gëzhoja arme model 7.62 mm në vendin e ngjarjes. Gjatë kontrollit në stallën e bagëtive u gjetën 1020 fishekë dhe në fund të arës një kallashnikov, në krehërin e të cilit ndodheshin 17 fishekë.

Në flagrancë është arrestuar edhe 20-vjeçari Aldo Dulleari. Pas një konflikti me një tjetër person, Dulellari kishte qëlluar me armë në drejtim të lavazhit të L. A dhe është larguar sërish. Në vendin e ngjarjes u gjet një predhë arme zjarri, ndërsa u sekuestrua një pushkë 10-tshe dhe 7 fishekë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here