Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Matura 2015, 46 mijë gjimnazistë japin provimin e Gjuhës së Huaj

matura1Mbi 46.000 maturantë dhanë këtë të shtunë provimin e gjuhës së huaj. Per provimin ishin marrë të gjitha masat e nevojshme infrastrukturore, materiale, me qëllim garantimin e një proçesi terësisht normal testimi.

Në shkolla ka patur efektivë policie për të garantuar qetësinë në këtë proçes. Testimi nisi në orën 10:00  dhe nuk do të zgjasë më shumë se 2 orë e 30 minuta. Testi për secilin provim të detyruar përmban 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim.

Maksimalisht janë 50 pikë. Maturanti nuk quhet kalues nëse merr me pak se 20% të pikëve. Maturantet duhet të marrin dokumente identiteti me vete dhe duhet të lënë jashtë klasës aparatet celularë apo çdo pajisje tjetër që mund të përdorin për kopjim.

Në rast se administratorët, pra mësues që monitojnë këtë proçes, do të vërtetojnë që një maturant kopjon, ai përjashtohet dhe nuk ka të drejtë të japë provime të tjera.

Provimet e tjera të maturës janë:

29 Maj- Gjuha Shqipe dhe Letërsi

9 Qershor- Matematika

19 Qershor – Provimet me zgjedhje

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.