Prishtinë, Rama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë, vetëm në BE

Kliko per me shume info

rama-prishtineeeParaditen e sotme në Prishtinë eshte vendosur shtatorja e Ismail Qemalit, në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama qe mbajti fjalën e tij në këtë ceremoni. Rama u shpreh i nderuar dhe nënvizoi se misioni i Plakut të Madh nuk do të ishte i plotë pa një ndalesë, edhe pse simbolike, në Prishtinë.“Nuk ka gjest më të lartë për një kryeministër, sesa përurimi i shtatores së njeriut të historisë në mejdanët e kryeqyteteve. Sa herë që një shtatore e Plakut të Madh lartësohet para nesh, është pavarësia dhe sovraniteti i shqiptarëve që rishpallet. Rikthimi i shëmbëlltyrës së bronxtë të kësaj figure të madhe të kombit tonë, nuk do të ishte i përmbushur nëse nuk do të ishte ndalur edhe në Prishtinë, në këtë vend të themelit të qytetërimit shqiptar në këto troje”, deklaroi Rama.

Duke kujtuar se Ismail Qemali u bënte thirrje vendeve të tjera që të respektonin të drejtat e shqiptarëve, Rama përsëriti thirrjen për të drejtat e shqiptarëve sot në Ballkan.

Kliko per me shume info

“Kur shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nuk kërkojnë një faturë shtesë, por të drejtat e tyre, të cilat nuk mund të treten. Kur shqiptarët e Preshevës ngrenë zërin nuk kërkojnë asgjë më shumë se çfarë kanë serbët në veri të Kosovës”, tha Rama, i cili sheshoi edhe keqkuptimet e lindura nga bashkimi i shqiptarëve.

“Nuk kemi ndërmend të shkelim fjalën që u kemi dhënë SHBA dhe BE për bashkim, përveçse në BE. Edhe me fqinjët e tjerë duam të bashkohemi nën çatinë e përbashkët të Europës. Amaneti i Ismail Qemalit ishte: shqiptarët të bashkuar në Europën e bashkuar. Dhe askush nuk mund t’i përpijë shqiptarët”, tha Rama.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here