Ngjarje e dyshimte ne Vlore/ Policia gjen Porche e braktisur dhe 3 gezhoja

Aktualitet
Ngjarje e dyshimte ne Vlore/ Policia gjen Porche e braktisur dhe 3 gezhoja

VLORË - Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, në zonën e Ujit të Ftohtë, në lagjen "10 Korriku". Policia është njoftuar për të shtëna me armë në orën 11:40 ndërsa e mbërritur në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja pistolete.

Dyshimet paraprake janë për një atentat të mundshëm, megjitathë rrethanat janë shumë të paqarta. Dëshmia e një gruaje, i ka çuar hetuesit drejt kësaj piste, pasi ajoka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka telefonuar duke i thënë se: Më qëlluan, shpëtova mirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas kësaj telefonate ai është larguar dhe ende nuk dihet nga policia se ku ndodhet. Në vendin e ngjarjes policia gjeti të parkuar, automjetin tip Porsche të personit në fjalë, makinë e cila nuk ka shenja plumbash.

"Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen "10 Korriku" Vlorë. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

ME TE LEXUARAT