Vjedhja e energjisë, gjatë kësaj jave 8 pronarë biznesesh në pranga

Aktualitet

sahatiiiEdhe kësaj jave ka vijuar puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në  të gjithë vendin gjatë  kësaj jave kanë vepruar çdo ditë  60 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici -  OSHEE në 4.105 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  14 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  14  autorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë  8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike , të cilët janë pronarë biznesesh. Janë  shpallur në kërkim  4 persona, ndiqen në gjendje të lirë 2 persona. Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 1.989 lidhje të abonentëve debitorë dhe 14 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 64 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

 

Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

ME TE LEXUARAT