Krujë, asgjesohen 350 rrënjë kanabis sativa në 2 parcela

Aktualitet

kanabis-vlorePolicia ka asgjesuar 350 bimë narkotike kanabis sativa të mbjella në 2 parcela në territorin e fshatit Zezë në Komunën Nikel.

Asgjesimi i drogës u bë pas finalizimit të operacionit të koduar “Zeze 2015”, nga sektori Kundër Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Krujë, në kuadër të parandalimit dhe goditjeve të trafikut të drogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bima narkotike kishe një gjatësi nga 20 deri në 30 centimetra. Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë marrë monstrat e bimëve dhe sendeve të tjera, për të bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Krujë  për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike”.

ME TE LEXUARAT