Prokuroria i jep dosjen, Tom Doshi: Sot nis hetimi i vërtetë për planin e vrasjes

Aktualitet

tom-doshi-ferit-mucaProkuroria e përgjithshme njoftoi sot dërgimin në gjyq deputetit Tom Doshi. Deputetit dhe avokateve te tij mesohet se i eshte vendosur ne dispozicion dosja penale e plote me materialet e mbledhura gjate hetimit. Pas daljes nga prokuroria Doshi deklaroi:

Kemi gjithë dëshmitë e personavë që janë thirrur këtu. Do bëj publike gjithë mashtrimet që janë bërë nga ministri i Brendshëm, me Ilir Metën, me spartak Brahon që thotë se nuk e njeh Fatjon Skenderin.

Kam gjithë provat, mesazhet që ka bërë me të para dhe pas dëshmisë. Na duhet një përkthyes gjerman që do ta gjejmë. Për mua sot fillon hetimi në themel, deri sot nuk është bërë hetim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Do ta shikoni në vazhdim cfarë do ndodhë në vazhdim dhe veprimet që ka bërë Ilir Meta me Spartak Brahon.

Unë kam fakte se Spartak Braho është pritur në Gjermani. Ai ka bërë dëshmi të rreme para prokurorëve.

Është hera e parë që sot do të bëj kallëzim. Morem edhe videon për presionin që i është bërë Durim Bamit.

I pyetur per shfaqjen ne fushate ne Vaun e Dejes, Tom Doshi tha se kandidati socialist ne ate bashki eshte i vetmi i propozuar nga PS.

Doshi theksoi se kandidatja Keti Bazhdari ne Shkoder eshte e propozuar nga LSI dhe jo nga PS. "Do ta shikoni deklaraten e zedhenesit te Edi Rames Taulant Balla se Keti Bazhdari eshte propozuar nga LSI. Voltanes i uroj fitore e ka te marre bashkine qe sot, Shkodra nuk voton dhe nuk mbeshtet LSI-ne por PS-ne", tha Tom Doshi.

Ai vuri ne dukje se Shkodra nuk mund te blihet dhe as te shitet as me xhinse as me thase mielli te LSI-se.

ME TE LEXUARAT