BE shpall vendimin për emigrantët dhe azilkërkuesit

Aktualitet

azilantttKomisioni Evropian pritet të bëjë publike detajet e planeve për strehimin e dhjetëra-mijëra migrantëve, të cilët kanë arritur në jug të Evropës nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Raportohet se 40,000 azilkërkues do të shpërndahen nëpër vende të BE-së, me anë të një sistemi të kuotave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbi 1,800 migrantë kanë vdekur në Detin Mesdhe këtë vit, gjatë përpjekjeve për të arritur në Evropë.

Shumica e tyre duan t’iu shpëtojnë konflikteve apo varfërsië në vendet si Siria, Eritrea, Nigeria dhe Somalia.

Komisioni, që është organi ekzekutiv i BE-së, pritet të publikojë detajet e plota të Agjendës Evropiane të Migrimit.

Në mesin e propozimeve është edhe një plan veprimi për të ndaluar bandat kontrabanduese, nëse është e nevojshme edhe me përdorim të forcës ushtarake, brenda ujërave territoriale të Libisë.

ME TE LEXUARAT