Tifozët "varrosin" Federatën e Futbollit

Sport

Tifozët e skuadrës Pecsi MFC në Hungari, të mbështetur nga Sindikata e Futbollit, kanë kryer një akt të plotë të varrimit, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj Federatës së Futbollit të këtij vendi.

Në Hungari ndodh edhe kjo. Tifozët e skuadrës Pecsi MFC kanë mbetur tejet të revoltuar me Federatën e Futbollit Hungarez pasi nuk iu ka dhënë licencat pesë skuadrave të elitës së futbollit në këtë vend.

Megjithatë më e keqja është se këto skuadra, nuk kanë marrë as licencat e një rangu më poshtë, duke i dërguar në divizionin e tretë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu, ata e ndërprenë lojën që ishte duke luajtur skuadra e tyre, dhe në mes të lojës, vendosën që ta varrosin Federatën e Futbollit Hungares në mes të fushës.

ME TE LEXUARAT