Babai që vrau djalin në Peqin: Kërkoi para të ikte në Angli, na rrihte mua dhe nënën

Aktualitet

policia-elbasanBabai qe vrau te birin mbremjen e djeshme ne nje fshat ne Peqin ka treguar arsyen pse e beri krimin. Babai i akuzuar per vrasje i tha policise se prej kohesh ishin viktima te dhunes se djalit, i cili kerkonte para me preteksin se do te shkonte ne Angli.

Sipas policise, 33 vjecari nga Peqini i cili u vra ne shtepine e tij ne Paulesh te Peqinit, kerkonte vazhdimisht para per te shkuar ne Angli. Por kur prinderit nuk i pergjigjeshin kerkesave te tij, ai i dhunonte.

Keshtu ka ndodhur edhe ne momentin kur babai i, nxori pistoleten dhe qelloi dy here mbi te. I moshuari Ismail Bahja pranoi ne polici se ishte i detyruar ta vriste djalin Elton Bahja në kushtet e një tronditje të thellë nervore në castin kur ai po dhunonte nënën e tij dhe ne te njejten kohe i kerkonte para.

Më herët babai 70 vjecar kishte blerë një pistoletë me synimin për ta kërcënuar të birin qe te shmangte dhunen ndaj tyre. Megjithatë një natë më parë ai nuk ka duruar dhe ka qëlluar ndaj të birit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konfliktet midis pleqeve dhe te riut, autori nuk i kishte deklaruar me pare ne polici per shkak te mentalitetit, por që fatkeqësisht ato përfunduan në tragjedi. Mbi të moshuarin është ngritur akuza e vrasjes ndonëse alibia fillestare është ajo në kushtet e vetëmbrojtjes.

ME TE LEXUARAT