Dy vëllezërit Kora: Ishim të dehur kur kryem vrasjen e trefishtë në Thumanë

Aktualitet

vrasja-thumaneeDy vellezerit Kora te arrestuar diten e marte kane pranuar vrasjen e tre familjareve Ceku ne Thumane si dhe kane hedhur poshte versionin qe babai i tyre mori pjese ne krim.

Dy  vellezerit Kora shfajesojne babain dhe vellain e tyre te vogel per vrasjen e trefishte ne Thumane. Te arrestuar te marten, Daniel dhe Besnik kane marre persiper ekzekutimin e tre pjestareve te familjes Ceku dhe kane mohuar pjesmarrjen ne krim te babait te tyre Gurali Kora dhe vellait te trete ende ne kerkim, Pellumb Kora.

Ata u kanë thënë hetuesve të çështjes se kanë qenë të dehur në momentin kur ndodhi ngjarja. Me ndihmën e tyre, policia ka gjetur edhe dy armët me të cilat u krye masakra që u mori jetën tre personave.

Ato janë dy armë automatike, të tipit Kallashnikov. Njëra armë u gjet në periferi të Laçit, e hedhur në një kanal me ujë, kurse tjetra ne rrugen hyrëse te qytetit të Rrëshenit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy vëllezërit u vendosen ne prang ate marten, njeri u kap në Rrëshen, kurse tjetri u  vetë-dorëzua pas gjashtë ditësh arrati në Policinë e Lezhës. Më herët Policia prangosi në Laç babanë e tyre Gurali Kora, 56 vjeç si dhe nje person tjeter i akuzuar bashkepunetore ne kerkim.

ME TE LEXUARAT