Lista e votuesve në Durrës e Vorë, KQZ: Nuk ç'rregjistrohen, s'ka bazë ligjore

Aktualitet

KQZKomisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë asnjë vendim për dy kërkesat e PD e LSI për ç'rregjistrimin e zgjedhësve të dyshuar si të importuar për të votuar në qytetin e Durrësit dhe Vorës.

Kryetarja e KQZ Lefteri Luzi tha sot pas dëgjimit të drejtorit të gjendjes Civile Bledar Doracaj dhe përfaqësuesit ligjor të PD Ivi Kaso se KQZ nuk ka fuqi ligjore të kryejë këtë akt që cënon të drejtën kushtetuese për të votuar.

Ivi Kaso u shpreh se KQZ duhet të heqë nga listat e zgjedhësve për Durrësin 2800 persona që dyshohet se janë sjellë për të mbështetur kandidatin e majtë Vangjush Dako, pasi sipas tij ky është një krim elektoral.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por nuk kanë pasur këtë mendim, anëtarët e tjerë të KQZ të cilët kanë theksuar se KQZ nuk ka bazë ligjore të marrë këtë vendimarrje.

 

ME TE LEXUARAT