Presidenti Nishani e kreu i KMSH Brucaj urojnë besimtarët për muajin e Ramazanit

Aktualitet

brucajKryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, uroi nëpërmjet një mesazhi në faqen zyrtare të KMSH-së fillimin e Muajit të Bekuar të Ramazanit.

“Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe nderin t’Ju uroj: Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit. Agjërim të lehtë e të pranuar”, thuhet në mesazh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bruçaj thekson se “agjërimi është një institucion moralo-shpirtëror, që zhvillon te njeriu ndjenja të tilla si: mëshirën, dhembshurinë, respektin ndaj tjetrit, bamirësinë dhe sinqeritetin, por, mbi të gjitha, na afron dhe na bën më shumë falënderues e mirënjohës ndaj Zotit tonë”.

Kryetari i KMSH-së nënvizon: “Agjërimi në këtë muaj na rikujton detyrimin që kemi kundrejt të gjitha shtresave të shoqërisë që kërkojnë kujdesin dhe vëmendjen tonë. Ramazani është një ftesë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e Mëshirës së Pafundme, të të Gjithëmëshirshmit. Prandaj, le të shërbejë ky muaj për faljen e mëkateve, për pranimin e lutjeve dhe adhurimeve, për maturimin e zemrave, për fisnikërimin e ndjenjave dhe përkushtimin ndaj fitimit të kënaqësisë së Krijuesit të gjithësisë”.

Nderkohe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka uruar besimtarët myslimanë: “Ju uroj nga zemra dhe me gjithë shpirt këtë rit me rëndësi të pallogaritshme, këtë Festë, e cila prej shekujsh lartëson shpirtrat dhe kthjellon mendjet e miliona besimtarëve në mbarë botën, këtë mrekulli sa qiellore dhe tokësore, sa të bukur dhe të dobishme! Ramazani është Festa që realizon lidhjen mes sakrificës së vullnetshme hyjnore me efektet pozitive tokësore të asaj sakrifice”.

ME TE LEXUARAT