Vdekja e 15-vjeçarit nga korenti, policia ngarkon me përgjegjësi 1 kompani interneti

Aktualitet

durresDy punonjës të një kompanie të shërbimit të internetit janë shoqëruar nga policia e Durrësit lidhur me vdekjen e 15-vjeçarit një natë më parë në Durrës nga rënia në kontakt me korentin.

Sipas bluve, viktima E.K, banues në Durrës ka qenë duke ecur në Rrugën “Mbreti Gert” dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike,e cila i ka shkaktuar vdekjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore rezulton se kabulli elektrik i ndriçimit rrugor që shtrihet përgjatë rrugës “Mbreti Gert”ishte i dëmtuar ,i zhveshur,si rezultat i punimeve të kryera nga ana e një kompanie për shrirjen e rrjetit të internetit në këtë zonë,e cila më pas nuk ka bërë riparimin e dëmtimit të rrjetit elektrik sipas rregullave teknike.

Deri tani janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës Inxhinieri dhe punëtori që kanë kryer punimet për llogari të kësaj kompanie.

Nga ana e policisë po punohet për nxjerrjen e përgjegjësisë ligjore lidhur me këtë rast.

ME TE LEXUARAT