Vladimir Gjuta: Do vetëdorëzohesha pas zgjedhjeve

Aktualitet

gjuta15I kerkuari nga krimet e renda, Vladimir Gjuta, ashtu siç pritej, ka mohuar se është autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ministrit Saimir Tahiri.

Ai ndërkohë ka thënë se do të vetëdorëzohej. Por, priste sa të përfundonin zgjedhjet e 21 qershorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk dihet arsyeja përse ai po priste përfundimin e zgjedhjeve. Por, gjatë ndalimit të tij të djeshëm, burime të policisë thanë se iu gjetën disa lista me mbështetës të PS-së dhe LSI-së.

Ka dyshime se ai do tu bënte presion të mos votonin për Hasan Halilin. Ky duket se është edhe shkaku pse ai do të dorëzohej pas zgjedhjeve. Nëse do ta bënte këtë gjë vërtet, kuptohet!

ME TE LEXUARAT