Voltana Ademi ruan avantazhin ndaj Bazhdarit në Shkodër, 8892 vota më shumë

Kliko per me shume info

voltanaNisja me vonesë e numërimit të votave për bashkinë e Shkodrës ka dhënë efektin e saj, pasi mbeten ende edhe 71 për tu numëruar.

Nga rezultatet e KQZ deri në orën 08:30 të ditës së sotme, e djathta vijon të ruajë avantazhin ndaj të majtës.

Kliko per me shume info

Partia Demokratike pritet të rikonfirmohet në Shkodër, jo më me Lorenc Lukën, por kandidaten Voltana Ademi e cila la mandatin e deputetes për të marrë drejtimine bashkisë së Shkodrës.

Deri tani Ademi kryeson me 28.922 vota, ndaj Keti Bazhdarit që ka 20.030 vota. Ndërsa kandidati i LDVMP-së Vullnet Elbasani ka marrë 1.470 vota.

Thirrjes për të votuar iu përgjigjën 48.654 qytetarë, ose 44.25% e popullësisë.

Ndërkohë numërimi i ndërprerë mbrëmjen e djeshmen ende nuk ka nisur pritet të rifillojë mesditën e sotme.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here