Teknologji

45 vjet “Range Rover”

range“Rang Rover”, që cilësohet sot si një nga markat më të pëlqyera të automobilave është shfaqur për herë të parë në rrugët e Londrës në vitin 1970.

Kompania “Range Rover ka arritur të sjellë risi të ndryshme duke zënë një vend të rëndësishëm në treg, transmeton Koha.net. Ajo vazhdimisht ka funksionuar në sistemin me tërheqje me katër rrotat 4×4, derisa fuqinë e madhe e ka marrë nga motori V8.

Në vitin 1981 Range Rover u shfaq në versionin me katër dyer, kurse në vitin 1986 në tregun britanik ishte i disponueshëm edhe modeli me naftë.

Më pas, në vitin 1989 “Range Rover” ishte makina e parë e cila u shfaq me modelin me sistemin e instaluar ABS, derisa viti 1992 solli risi të tjera në këtë veturë, siç është: sistemi elektronik i konsolës për rrëshqitje, që gjithashtu ishte futur për herë të parë në këtë veturë.

Pasardhësi i tij u shfaq në vitin 1994 në versionet me 2.5 litra me naftë, 3.9 dhe 4.9 litra V8 me benzinë.

Risitë e renditura radhazi kanë bërë që kjo kompani t’i përforcojë modelet e saj dhe këtë vit kompania e feston 45-vjetorin e krijimit.

Për ta kurorëzuar “ditëlindjen” e tij, “Range Rover” e ka prezantuar edhe serinë luksoze “SUV Autobiography” me motor tejet të fuqishëm që prodhon plot 550 kuaj fuqi.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close