Aktualitet

Babai i vëllezërve Kodra: Fëmijët e mi, burg në vend të Sokol Mjacajt

mjacajSokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë, akuzohet nga familjarët e të dënuarve për vrasjen e 11-vjeçarit Agim Lera, e ndodhur në Dukagjin në vitin 2010, se djemtë e tyre Besnik dhe Edmond Kodra po bëjnë burg për Mjacajn.

Marash Kodra, babai i dy vëllezërve Kodra, është shprehur se djemtë e tij nuk janë autorët e vrasjes së 11-vjeçarit, por është Mjacaj, i cili kishte konflikt me viktimën pasi mbillnin drogë së bashku.

Në lidhje me vrasjen e 11-vjeçarit Agim Lera gjatë një tentative grabitjeje të një varseje floriri u dënuan Besnik Kodra me burgim të përjetshëm, Edmond Kodra me 11 vijet burg dhe Sokol Mjacaj me 10 vijet, por ky i fundit arriti që në Gjykatën e Apelit të Shkodrës ta ulte dënimin me 6 vjet, duke marrë vetëm 4 vite burg.

Sapo del nga burgu, Mjacaj dënohet sërish për vjedhjen e banesës së dajës së tij dhe një muaj pasi del nga burgu kryen krimin makabër duke vrarë dy turistët çekë gjatë një tentative grabitjeje.

loading...

Artikuj te ngjashem

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close