Dhuna në jetimore, Klosi: Verifikim stafit të kujdestarëve në rang vendi

Aktualitet

femijet-e-jetimore41-655x356Pas publikimit të videos së dhunës në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodrës, drejt kryeqëndrës së veriut është nisur në grup i specializuar ekspertësh psikologë dhe punonjësish socialë, të cilët do të bëjnë një vlerësim më të plotë të situatës, jo vetëm për fëmijët e dhunuar, por edhe tek fëmijët e tjerë të qendrës.

“Pas publikimit në disa portale online të një video ku tregohej se si një punonjëse e Shtëpisë së Fëmijës Shkodër ushtronte dhunë pikërisht ndaj famijëve për të cilët kjo punonjëse paguhet për t’u kujdesur, Shërbimi Social Shtetëror mori vendimin për të shkarkuar menjëherë nga detyra punonjësit e përfshirë në këtë ngjarje të turpshme dhe për t’i kallëzuar ata penalisht me motivin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës dhe neglizhimit të detyrës” thuhet në njoftimin për mediat të Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nisur nga rasti i rëndë në Shkodër, kreu i kësaj Ministrie Blendi Klosi ka urdhëruar ditën e sotme Shërbimin Social Shtetëror për të kontrolluar dhe vlerësuar menjëherë të gjithë stafin që përkujdeset për fëmijët në Shtëpitë e Fëmijës në rang Republike, pavarësisht asistencës sistematike që është dhënë në këtë drejtim nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj përgjatë dy viteve të fundit.

Ministri Klosi i kërkon oganeve hetimore zbardhjen e menjëhershme të këtij akti skandaloz dhe organeve gjyqësore dënimin më shëmbullor të përgjegjësve për këtë akt të neveritshëm.

ME TE LEXUARAT