Një legjendë largohet nga Real Madridi...

Sport

ronaldo-casillasKlubet e Real Madridit dhe Portos kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Iker Casillas në Portugali. ‘Marca’ raportoi se gjithcka është mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Gazeta sportive spanjolle ka publikuar se kapiteni do i japë lamtumirën Realit ditën e premte, në orën 13:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menaxheri i portierit të kombëtares spanjolle ka bërë të ditur se Iker Casillas është i lumtur që do të luajë me Porton, aty ku trajner është spanjolli Julen Lopetegui.

Iker Casillas ka luajtur 25 vite në klubin madrilen, nga te cilat 16 vjet në skuadrën e parë të Realit, me të cilën ka luajtur më shumë se 500 ndeshje në kampionat.

ME TE LEXUARAT