Tahiri: Toleranca fetare, element kyç kundër ekstremizmit

Aktualitet

tahiMinistria e Brendshme organizoi paraditen e së premtes konferencën "Radikalizmi fetar dhe ekstremizmi", nga ku ministri Saimir Tahiri theksoi se qeveria e ka prioritet luftën kundër radikalizmit fetar. Tahiri nënvizoi se “toleranca fetare në Shqipëri është element kyç kundër ekstremizmit”, por shtoi se “do të ndiqen ngushtë personat që synojnë pjesëmarrjen në luftërat e ekstremizmit”.

Ministri i Brendshëm tha se rol në luftën kundër ekstremizmit fetar do të kenë edhe bashkitë e reja në vend: “Ndarja e re territoriale na imponon një qasje të re, duke i dhënë rolin që duhet komuniteteve vendore në raport me komunitetet fetare, për të ndërtuar mjedise më të sigurta dhe për të parandaluar tendencat e redikalizmit”.

ME TE LEXUARAT