Arda Turan: Që fëmijë kam ëndërruar të luaj me Barcelonën

Sport

arda-turanPërforcimi i ri i Barcelonës, Arda Turan, ka deklaruar se është shumë i lumtur që është bërë pjesë e klubit katalonas.

Turan para pak ditësh iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madrid. Reprezentuesi turk thotë se qysh si fëmijë e ka ëndërruar të luajë për “blaugranat”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ata që më njohin e dinë se unë si fëmijë kam kërkuar që të jem pjesë e këtij ekipi. Tani unë dua të luajë në formën më të mirë dhe mendoj se unë do të përshtatem në këtë skuadër”, ka thënë Turan.

“Unë do mundohem të bëjë më të mirën. Kam nënshkruar më nxitim, sepse ishte një ëndërr për të qenë këtu. Luis Enrqiue me ka vlerësuar mua dhe unë jam shumë i lumtur më këtë. Unë do të bëjë gjithçka për të luajtur dhe për të ndihmuar skuadër në çdo mënyrë që do të jetë e përshtatshme”, ka theksuar Turan.

ME TE LEXUARAT