Lajmi i fundit

Vlorë, makinës i shpërthen në ecje impianti i gazit, dy të plagosur

shperthimi-vloreDy persona kane mbetur te plagosur sot si pasoje e shperthimit te impiantit te gazit ne nje automjet.

Gazi ka shkaktuar shpërthimin teksa makina tip Ford Focus me targa DR 8135 E ka qenë në lëvizje në dalje të fshatit të Panajasë në Vlorë.

Nga shpërthimi mesohet se kanë mbetur të plagosur Endri Karaboja dhe Eriselda Shehaj, nga qyteti i Durrësit,  janë transportuar për në Spitalin e Vlorës.

Policia fillimisht dyshoi për një shpërthim me eksploziv, por pas verifikimeve nuk janë gjetur gjurmë eksplozivi, çka hodhi poshtë këtë pistë.

Policia: Ngjarja mund te jete aksident

motoriiiPolicia e Vlores ka bere me dije se nuk dihen ende rrethanat e ketij shperthimi nderkohe qe policia thote se kemi dyshime per aksident dhe jo shperthim me tritol. Megjithate mbetet pergjigja e ekspertizes ajo qe do te percaktoje sakte shkakun e ngjarjes.

Nga informacioni zyrtare te demtuar jane Endri Karaboja 30 vjec nga Tirana dhe Griselda Alikaj 19 vjeçe nga Tirana. Sipas mjekeve ne spitalin e Vlores ata jane jashte rrezikut per jeten.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close