Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shpërthimi në konsullatën italiane në Kajro, 3 autorët egjiptianë të lidhur me ISIS

egjiptShërbimi i inteligjencës egjiptiane ka identikuar tre autorët e atentatit të shpërthimit të autobombës në Kosullatën Italiane në Kajro.

Ata janë egjitptianët Tarek Abdel Sattar, Houssein Barakat Houssein Mabrouk e Houssein Samir Bassoiuni, anëtarë të grupit ekstremist xhihadist Ansar Beit el Maqdes, mjaft i lidhur me ISIS.

Tarek Abdel Sattar, Houssein Barakat Houssein Mabrouk janë me origjinë nga Egjipti i Sipërm, ndërsa Houssein Samir Bassoiuni, nga jugu i Kajros.

Sipas shërbimeve sekrete egjiptiane këta persona kanë vendosur 450 kg tritol në makinën e parkuar pak metra larg Kosullatës Italiane e kanë realizuar shpërthimin me telekomandë të saj.

Ministri i jashtëm italian Paolo Gentiloni ka komentuar se ky atentat është një akt i rëndë, paralajmërues por jo ndaj italianëve, por ndaj luftës së përbashkët të të gjitha vendeve kundër terrorrizmit.

Kryeministri Matteo Renzi ka rikonfirmuar miqësinë e tij personale dhe mbështetjen e plotë të Italisë ndaj Presidentit egjiptian Al Sisi, duke u shprehur se “Egjipti në këtë moment mund të shpëtoj vetëm falë lidershipit të Al Sisit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.