Dështon prezantimi i ''Ford GT 2017'', makina nuk ndizet

Teknologji

Një prototip i ‘Ford GT 2017’ ka pasur probleme të mëdha teksa u prezantua në fundjavë në Spanjë. Incidenti ndodhi në ngjarjen “24 Hours Ford 2015”. Prototipi dështoi të ndizej në fillim, por, siç raporton Periodismo del Motor, pas 20 minutave motori ‘erdhi në jetë’ dhe punëtorët e Fordit arritën ta largojnë veturën.

Sipas raportimeve, kjo gjë është normale të ndodhë me prototipat, por reagimet kanë qenë të shumta, duke u marrë për bazë se kjo veturë kur të lansohet vitin e ardhshëm do të kushtojë rreth 400 mijë dollarë. Prodhimi do të jetë i limituar në vetëm 250 njësi për vit dhe Ford premton se kjo është “superveturë me performanca ultra të larta”. Motori i këtij automobili është twin-turbo 3.5-litër V6 me 600 kuajfuqi./telegrafi

ME TE LEXUARAT