Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Angli, mbillte drogë për të ndihmuar të vellain

parcela-kanabisSaimir Llani, emigranti shqiptarë, i cili qëndronte prej rreth një muaj ilegalisht në Britaninë e Madhe është dënuar nga gjykata angleze me dy vite burg. Llani akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa.

27-vjeçari, i cili kishte hyrë dhe qëndronte ilegalisht në Angli u kap në flagrancë nga policia teksa kultivonte 200 rrënjë kanabis me një vlerë prej 4 mijë paund në qytetin Telford.

Shqiptari pretendoi para gjykatës se drogën e kultivoi për ti ardhur në ndihmë vëllait, pasi ai vuante nga zemra.

Në Gjykatë ai tha se të gjithë shumën e parave që do të fitonte nga lënda narkotike do ti përdorte për operacionin që vëllai i tij do të kryente në zemër.

Pasi dëgjoi pretendimet e të riut shqiptar, Gjykata vendosi dënimin e tij me 2 vite burg. /shqiptarja

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close