Gjendet hashash në cigaret e shkrimtarit William Shakespeare

Showbiz

shekspir15A tymoste kanabis sativa William Shakespeare? Analizat e kryera në llullën 400 – vjeçare që përdorte shkrimtari, hedhin dyshime se William Shakespeare nuk ishte thjeshtë një duhanpirës.

Një grup shkencëtarësh nga Afrika e Jugut, gjatë kërkimeve në kopshtin e shkrimtarit, zbuluan ekzistencën e kanabis sativa, që sipas tyre, mund t’i ketë shërbyer shkrimtarit për të shkruar disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkuesit përdorën një teknikë të veçantë. Përmes saj, ata gjetën tetë mostra të ndryshme të kanabis sativa, katër prej të cilave i përkasin kopshtit të shtëpisë së Shakespeare.

Kërkimi shkon edhe më tej, në llullë janë gjetur edhe gjurmë të kokainës, preardhja e së cilës mbetet enigmë. Këto dyshime përforcohen edhe më shumë, kur sonetat e William Shakespeare sugjerojnë si ai ishte familjar me efektet e këtyre drogërave.

Në sonetën e 76, shkruan për ekzistencën “Krijimi nga një bimë e keqe”, e cila mund të interpretohet se gjatë kohës që i shkruante, përdorte bimë si kanabis sativa.

Në të njëjtën sonetë ai shkruan se nuk do të preferonte të lidhej me këto përbërje të çuditshme, që lenë vend për t’u interpretruar si drogëra të forta, ndoshta kokainë.

ME TE LEXUARAT