Ministrja Nikolla uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Aktualitet

nikollNga Lindita Nikolla*

Të dashur nxënës dhe mësues!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dashur prindër!

Lejomëni T’ju përshëndes dhe të vi pranë jush me urimet më të ngrohta këto momente pragfillimi të vitit të ri shkollor.

Ju pershëndes së pari ju 30 mijë vogëlushve që zemra ju rreh fort me padurimin e pritjes së ziles së parë të shkollës.

Ju përqafoj e ju premtoj se rruga juaj e dijes do të jetë e sigurtë dhe e cilësisë së vërtet

Të dashur nxënës!

Flas me secilin prej jush 500 mijë nxënësit që nesër do t’i drejtoheni shkollës.

Ne po punojmë me tërë forcën e mendjes, por dhe dashurinë e zemrës për ndërtimin e shkollës që përgatit qytetarë për “shoqërinë e dijes”, që ju përgatit ju për t’u përballur me sfidat e së ardhmes, si të barabartë me bashkëkohësit tuaj, në vëndet më të përparuara.

Viti i ri shkollor është një vit i veçantë, i cili përkon me zbatimin e një sërë reformash që kanë prekur sistemin tonë arsimor.

Unë jam e bindur se falë jush të dashur mësuese e mësues do ja dalim. Do ja dalim të realizojmë premtimet tona ndaj prindërve dhe shoqërisë.

Roli juaj është vendimtar në realizimin e objektivave reformuese! Ndaj edhe mbështetja jonë në drejtim të forcimit dhe mbrojtjes të dinjitetit të figurës së mësuesit është parësore. Mësuesi është shkolla dhe shkolla ka në duar fëmijët, dritën e syve të çdo prindi, por dhe ardhmërinë e Shqipërisë sonë.

Bashkarisht ja dolëm të reformojmë kurrikulën, bazuar në komptenca, në arritjet dhe përvojat më të mira europiane.

Ja dolëm të hiqnim nga duart e fëmijëve tanë 600 tituj tekstesh shkollore me probleme.

Për herë të parë këtë vit shkollor 76 mijë nxënës do të mësojnë me tekste të reja të klasës së parë dhe të gjashtë, botime të emrave të mëdhëdhenj siç janë “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”.

Ja dolëm të mbajmë edhe një zotim tjetër. E shtuam gamën e familjeve që përfitojnë tekste falas, edhe për ato familje me tre e më shumë fëmijë.

Të dashur mësues e prindër.

Ndonëse 2015 ishte një vit elektoral, shkolla për herë të parë mundi të mbetej e papolitizuar. Asnjë mësues apo nxënës nuk u detyrua të mbushte sheshet e takimeve politike.

E bindur jam që kemi ende për të bërë, por shumfish e vendosur për të larguar  politikën nga shkolla duke ndërtuar një sistem transparent emërimësh bazuar në meritë.

Sporti në shkollë do të jetë një përmasë e re reale e edukimit fizik e shëndetsor në të gjithë sistemin tonë arsimor.

120  klasa inteligjente në shkollën digjitale do të mirëpresin  16 mijë gjimnazistë të klasave të X-ta.

Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tonë drejt zhvillimit të cilësisë së shkollës shqiptare, shkolla që duam dhe që ecën me hapin e kohës.

Me tërë mirënjohjen e thellë dhe pa reshtur së përsërituri falenderimin, por dhe  ftesën për ju prindër

Përfshirja juaj në proceset e reformimit dhe monitorimit ka qënë e paçmueshme.

Përfshirja juaj është domosdoshmëri dhe ne jemi të vendosur ta forcojmë aktivizimin tuaj në jetën e shkollës. Kjo sepse shkolla na përket të gjithëve, shkolla është e komunitetit.

Një shembull i suksesit të këtij bashkëpunimi janë sot, 184 Shkollat si Qendra Komunitare.

Karta e performancës për herë të parë do të  mundësojë rankimin e shkollave të çdo rajoni dhe do të jetë një mekanizëm transparent llogaridhënie, ndihme e monitorimi të punës së cdo shkolle.

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Ky vit shkollor do të jetë viti i “ Jo dhunës në Shkollë”. Plani ynë i veprimit është i qartë. Nuk do të lejojmë askënd të ushtroj dhunë  në shkollë, sepse për ne, të drejtat e fëmijeve për të jetuar të lirë, të lumtur e të pacënuar nga çdolloj forme dhune është e drejtë themeltare dhe e panegociushme, ndaj nuk do të tolerojmë askënd.

Mësuese e mësues niseni ditën e parë me urimin më të bukur për nxënësit tuaj për të mos e kursyer atë në çdo orë mësimi.

Edhe një herë, urimet e mia më të mira.

Do të jem me ju në çdo orë e çdo ditë të jëtës së shkollës.

I mbarë dhe i bardhë rrugëtimi i këtij viti shkollor.

Suksese nga zemra!

*Ministre e Arsimit dhe Sporteve

ME TE LEXUARAT